Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Eurovision 2027 do të zhvillohet në Burgas, qytetin bullgar në bregdetin e Detit të Zi, pas fitores së këngëtares Dara në edicionin e këtij viti në Vjenë me këngën ritmike “Bangaranga“. Ky do të jetë Eurovisioni i parë i organizuar ndonjëherë në Bullgari.
Konkursi do të mbahet në Arena Burgas, me dy gjysmëfinalet më 11 dhe 13 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 15 maj 2027.
Burgasi u përzgjodh pas një gare mes katër qyteteve bullgare, ku në fazën përfundimtare mbërritën Burgasi dhe Sofja. Organizatorët vlerësuan veçanërisht infrastrukturën, kapacitetet e akomodimit, transportin dhe mundësinë për ta kthyer të gjithë qytetin në pjesë të eksperiencës së Eurovisionit.
“Burgasi sjell diçka vërtet të veçantë në Eurovision. Është një qytet i gjallë dhe mikpritës në Detin e Zi, me një identitet të fortë muzikor dhe kulturor”, tha drejtori i Eurovisionit, Martin Green.
Ndërsa drejtoresha e Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Milena Milotinova, u shpreh se Bullgaria do të synojë të tregojë më të mirën e kulturës, mikpritjes dhe profesionalizmit të saj.
Organizimi i Eurovisionit pritet të sjellë edhe përfitime të konsiderueshme ekonomike për Burgasin, pasi qytetet pritëse të viteve të fundit kanë përfituar miliona euro nga fluksi i turistëve dhe vizitorëve ndërkombëtarë. Liverpooli, për shembull, pati një ndikim ekonomik prej 66 milionë eurosh pas Eurovisionit të vitit 2023.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)