play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Energjia për prodhimin e bukës, arrihet dakordësia! Faturimi do të jetë i ndryshëm për biznesin sipas aktivitetit

today18/03/2024

Background
share close

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Shoqatat e Furrave të Bukës dhe Pastiçerisë kanë gjetur dakordësi sa i përket tarifimit të energjisë tek ato ndërmarrje që si aktivitet nuk kanë vetëm prodhimin e bukës.

Drejtori i OSHEE u shpreh se është gjetur zgjidhja për t’i tarifuar këta klientë të ndarë në tre fasha

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me përfaqësues aty dhe kemi bërë një lloj tipologjie që besoj dhe me Shoqatën e furrave të bukës kemi gjetur dakordësinë. Sot ne vijmë me një propozim që ka 3 çmime. Ka një çmim që është 7.6 lekë për kilovatorë që është vetëm për ato subjekte që kanë vetëm furrë buke, asgjë tjetër. Kemi një çmim 9.5 lekë që është për ato ambiente që kanë furra buke por që kanë dhe aktivitete pak më të integruara siç mund të jetë shitja e pastiçerisë apo dhe e produkteve të tjera të brumrave. Dhe kemi një çmim tjetër që është 12 lekë që është për ato ambiente që janë më të zgjeruara që kanë të përfshirë bar dhe kafe”-shprehet Enea Karakaçi, drejtor i OSHEE.

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e energjisë Belinda Balluku e cilësoi këtë marrëveshje një kompromis që nuk dëmton as bizneset dhe as OSHEE-në.

“Po pse është e rëndësishme edhe për sektorin energjetik edhe për OSHEE-në, kjo është diçka që duhet saktësuar është sepse furrat e bukës konsumojnë rreth 66 milionë kilovatorë në vit. Është një nga konsumatorët më të rëndësishëm që ne kemi të lidhur në sistemin tonë dhe nga ana tjetër ka qenë gjithmonë një debat i hapur pa një zgjidhje permanente që sigurisht do të akomodonte edhe nevojën e shoqatës tuaj, por nga ana tjetër nuk do të dëmtohej edhe OSHEE-ja. Ju e dini shumë mirë luftën e madhe që kemi bërë për të shëndoshur këtë sistem qoftë nga ana teknike, Operatorin e Shpërndarjes, qoftë nga ana e një shëndoshjeje financiare e cila ka të bëjë edhe me faturimin edhe me mbledhjen e të ardhurave. Ndaj i gjithë procesi është bërë duke treguar kujdes për të dy palët, edhe për furrat e bukës dhe biznesin, por edhe për OSHEE-në sepse siç ju thashë 66 milionë kilovatorë në vit janë një shifër e rëndësishme e përkthyer në 500 milionë lekë për kompaninë”- u shpreh Balluku.

Tashmë marrëveshja e dakordësuar mes shoqatës dhe OSHEE do t’i shkojë për aprovim Entit Rregullator të Energjisë pas miratimit të të cilit ajo hyn në fuqi. Deri më tani këto biznese paguanin një çmim preferencial prej 7.6 lek/kë/h që i vendoste në kushte të pabarabarta konkurrence.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *