play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Energjia e serbëve, si do të bëhet faturimi në komunat veriore të Kosovës

today05/01/2024

Background
share close

Faturimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore ka filluar zyrtarisht më një janar të vitit 2024 kur edhe kompania serbe Elektrosever ka marrë përgjegjësinë për këtë.Faturimi i energjisë elektrike në katër komunat veriore ka filluar zyrtarisht më një janar të vitit 2024 kur edhe kompania serbe Elektrosever ka marrë përgjegjësinë për këtë.

Tashmë e gjithë barra për shpenzimin e energjisë në veri do bie mbi kompaninë serbe që u licencua nga institucionet e Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv i operatorit të transmisionit, Evetar Zeqiri thotë se tashmë KOSTT balancimi i energjisë do ta bëjë vetëm me kompaninë furnizuese.

“Barazimet bëhen në periudha të caktuara mujore, kështu që duhet të presim afatet e nevojshme të arrihen në mënyrë që të faturohet pala dhe varësisht prej afateve mund të thuhet nëse janë plotësuar ose jo kushtet e kontratës”, shpjegon Evetar Zeqiri.

Ai shton se është eliminuar çdo devijim i mundshëm që rrezikonte edhe pavarësinë energjetike të Kosovës.

“Kur ndonjë palë mund të ketë vonesa të theksuara ajo palë mund të ketë implikime në rrjedhje të parasë por nuk mund të bëjmë një ndërlidhje konkrete mes veprimeve të ENTSOE dhe palës”.

Ndonëse institucionet përgjegjëse për shtrirjen e rrjetit deklarojnë se infrastruktura nuk paraqet problem dhe faturimi pritet të fillojë në janar, problemet e mundshme nuk evitohen për shkak të ndërhyrjeve politike.

“Në Kosovë jemi mësuar të mos themi jo kurrë, është e mundshme që edhe në këtë rast të kemi probleme teknike e presione politike që mund të pengojnë ose penalizojnë faturimin”, thotë Zeqiri.

Që nga viti 1999, qytetarët në katër komunat veriore nuk paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar nga ata e deri në vitin 2017, qytetarët e tjerë të Kosovës paguanin për faturat e tyre.

Që nga ajo kohë çdo vit qeveria e Kosovës paguan 10 milionë euro për KOSTT për devijimet e energjisë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *