Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një shqiptare është ngjitur në elitën e futbollit botëror.
Elena Sadiku është nominuar për çmimin “Trajnerja e Vitit 2026”, një prej vlerësimeve më prestigjioze që do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë, më 26 tetor në Angli.
Në garë me të janë 4 trajner meshkuji te cilet drejton ekipet e femrave te Lionit, Manchester Cityt, Japonisë dhe Barcelonës.
Në janar të vitit 2024, Shqiptarja nga Kosova mori drejtimin e Celtic dhe shkroi historinë me klubin skocez, duke e udhëhequr drejt titullit të parë kampion në Skoci.
Në dhjetor të vitit 2025, ajo kaloi te skuadra suedeze BK Häcken, ku ndikimi i saj ishte i menjëhershëm.
Në vitin 2026, nën drejtimin e Sadikut, Häcken fitoi Kupën Evropiane të Femrave të UEFA-s, duke siguruar trofeun e parë ndërkombëtar në historinë e klubit.
Ndërkohë, është bërë e ditur edhe lista e kandidatëve për çmimin e trajnerit më të mirë në futbollin e meshkujve.
Në garë janë Mikel Arteta i Arsenalit, Luis Enrique i Paris Saint-Germain, Luis de la Fuente i Spanjës, Unai Emery i Aston Villas dhe Vincent Kompany i Bayern Munichut.
Tashmë, gjithçka mbetet për t’u vendosur më 26 tetor.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)