Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/05/2025
Në 6 muajt e fundit zona ka regjistruar mbi 3000 lëkundje sizmike, shoqëruar me rritjen e emetimeve të gazrave, shenjë kjo që magma mund të jetë duke u ngjitur drejt sipërfaqes. Studiuesit nga Instituti Italian i Gjeofizikës (INGV) paralajmërojnë se struktura e tokës po kalon nga një fazë përkuljeje në çarje, çka mund të nënkuptojë se jemi afër një shpërthimi të mundshëm. Nëse ndodh, do të ishte shpërthimi i parë që nga viti 1538. Në skenarin më të keq, do të prekte mbi 4 milionë banorë në rajonin e Napolit
Por pasojat nuk do të ishin vetëm lokale. Shqipëria dhe Ballkani, mund të ndiejnë efektet e ndotjes atmosferike, ndryshimeve klimatike dhe reshjeve të hirit vullkanik, që mund të ndikojnë në bujqësi, shëndetin publik dhe transportin ajror. Rreth 40,000 vjet më parë, shpërthimi i Campi Flegrei shkaktoi një nga katastrofat më të mëdha vullkanike në historinë e Tokës, me ndikim të madh në klimën globale.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)