play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Egnatia zgjedh trajnerin e ri, Dede rikthehet në Superiore

today04/05/2026

Background

Nevil Dede është trajneri i ri i Egnatias. Kampionët nuk kanë humbur kohë, për të zgjedhur pasuesin e Edlir Tetovës.

Tekniku 51-vjeçar rikthehet të drejtojë në Superiore, pas aventurës së fundit në Kosovë, te skuadra e Ferizajt.

Egnatia nuk ka zbuluar detajet e kontratës, ndërsa Dede do të drejtojë ekipin në dy javët e fundit të kampionatit dhe në fazën “Final Four”, ku kampionët do të tentojnë mbrojtjen e titullit.

“Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re”, thuhet në njoftimin e klubit.

Dede merr përsipër një përgjegjësi të madhe dhe pason një trajner që ka shkruar histori në Shqipëri, si Edlir Tetova.

Ky i fundit u largua nga drejtimi i rrogozhinasve, pas katër humbjeve radhazi dhe sipas klubit e kishte të pamundur të vazhdonte për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Egnatia ka siguruar “Final Four”, ndërsa mban vendin e tretë në renditje me 54 pikë, pas Elbasanit dhe Vllaznisë.

Po ashtu skuadra rrogozhinase është kualifikuar edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të përballet me Dinamon.

Debutimi i trajnerit të ri, Nevil Dede, pritet të ndodhë të mërkurën, ndaj Partizanit në shtëpi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *