Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Edlir Tetova është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në Superiore nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Çmimi iu dorëzua trajnerit Tetova nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Abdyl Kuriu, në ambientet e FSHF TV.
“Sigurisht që është një arritje për mua personalisht, por mbi të gjitha edhe për klubin. Pjesëmarrësit më të afërt janë stafi dhe lojtarët, sepse pa ta kjo nuk do të ishte e mundur. Kështu që dedikimi është për stafin dhe lojtarët”, – tha Tetova.
Ai theksoi gjithashtu se skuadra ka ende hapësirë për përmirësim, duke shprehur besimin se Teuta do të vijojë me paraqitje pozitive edhe në javët e ardhshme. Në përfundim, trajneri uroi që ekipi të ketë gjithnjë e më shumë tifozë në stadium, për ta mbështetur gjatë ndeshjeve të kampionatit.
“Mendoj që deri në këto momente kemi pasur paraqitje të mira. Pesë ndeshjet e para kanë qenë pozitive për klubin tonë. Mendoj që nuk jemi në 100% të potencialit tonë. Shpresoj që të kemi ecuri më të mirë në javët në vazhdim dhe, sigurisht, të kemi sa më shumë tifozë në vazhdim”, – përfundoi trajneri i Teutës, Edlir Tetova.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)