play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“E vetmja që përputhet me veten”, zbulohet tipi më i rrallë i gjakut në botë

today23/06/2025

Background
share close

Një franceze nga ishulli i Karaibeve, Guadeloupe, është identifikuar si e vetmja në botë që ka një tip të ri gjaku, të quajtur “Gwada negativ”, ka raportuar banka franceze e gjakut.

Njoftimi vjen 15 vite pasi shkencëtarët morën një kampion gjaku nga një pacient që po kryente analiza rutinë para një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Thierry Peyrard, një biolog mjekësor i përfshirë në këtë zbulim, tha për AFP se në vitin 2011 u gjet për herë të parë një kundërtrup “shumë i pazakontë” te një pacient. Por burimet e asaj kohe nuk lejonin për  kërkime të mëtejshme.

Në vitin 2019, shkencëtarët ia dolën të zbulonin misterin falë “fragmentimit të lartë të ADN-së” që theksoi një mutacion gjenetik.

Kjo grua “është padyshim rasti i vetëm i dokumentuar në botë”, sipas Peyrard. “Ajo është i vetmi njeri në botë që përputhet me veten.”

Peyrard sqaroi se kjo grua e trashëgoi tipin e gjakut nga prindërit të cilët e kishin të dy gjenin mutant.

Emri “Gwada negativ” i referohet origjinës së saj dhe “tingëllon mirë në të gjitha gjuhët.”

Sipas EFS, “zbulimi i grupeve të reja të gjakut do të thotë se pacientëve me tipe të rralla u ofrohet një kujdes më i mirë.”

Sistemi AB0 i gjakut u zbulua në fillim të viteve 1900. Falë fragmentimit të ADN-së, zbulimi i grupeve të  reja të gjakut është përshpejtuar në vitet e fundit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *