play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

E premte dhe 13, dhe është sot…!

today13/10/2023

Background
share close

Shikoni kalendarin! Sot është ditë e premte, data 13. Një ditë që shumë e konsiderojnë si ters, po ashtu si dhe numrin.

Atëherë, bashkimi midis tyre duhet të jetë kulmi i tersit.

Jeni supersticiozë apo jo, ja pesë fakte që duhet të dini për ditën e premte datë13:

-Pse është e frikshme?

Ka gjasa që frika t’i ketë rrënjët në kristianizëm. Jezui u kryqëzua të premten dhe që atëherë kjo ditë është parë si një ogur i keq, sipas Michael Bailey, profesor historie në Iowa State University, i specializuar në origjinën e supersticioneve.

“Në mesjetë nuk bëheshin dasma të premteve dhe askush nuk niste udhëtimin në këtë ditë”, thotë Bailey për USA Today.

Numri 13 është numri i darkuesve në Darkën e Fundit, natën para kryqëzimit të Krishtit. Judë Iskariotim dishepulli që tradhëtoi Krishtin, ishte i ftuari i 13-të, thotë Stuart Vyse, profesor psikologjie në Connecticut College.

-Cila është origjina e lidhjes së ditës me numrin?

Origjina e bestytnisë është misterioze. Mbetet e paqartë se kur u lidhën së bashku dita e premte me numrin 13 në mënyrën se si ne i shohim sot, sipas Vyse Bailey. Nuk ka përmendje të e premte 13 para shekullit të 19-të.

“Vështirë të gjesh njeri në SHBA që nuk di për këtë ditë”, thotë Vyse. “Jemi mësuar me të që në moshë të vogël.

-Emri i frikës

Sigurisht që kjo frikë, ashtu si të tjerat, e ka emrin e saj, që vjen nga greqishtja. Quhet paraskevidekatriaphobia.

-Bestytni në rënie

Në vitin 2011 në Gjermani u publikua një studim për të parë nëse ka lidhje midis të premtes 13 dhe shtimit të vizitave në spitale. Studiuesit vëzhguan 3281 ditë në një spital, brenda të cilave ishin 15 ditë të premte 13. Nuk u gjet asnjë lidhje.

“Të dhënat tona tregojnë se besime e mite të tilla janë shumë larg realitetit”, konkludon studimi.

Sa shumë diskutime për numrin 13

Për supersticiozët numri 13 sjell ters, po ashtu edhe dita e premte, por kur bëhen bashkë këto dyja, si dita e sotme, mundohen të shmangin lëvizjet, të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX.

Sipas studiuesve ky kombinim lidhet me vdekjen e kompozitorit të njohur italian, Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13.

Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12.

Dymbëdhjeta shihet si numër i plotë, si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

Sa i përket së premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV.

Gjithashtu e premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit.

Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për ”tersin” e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907.

Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W.Lawson “E premte, 13-të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Wall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

Ky kombinim shihet ters në shumë kultura, por ka të tjera që e vlerësojnë krejt ndryshe.

Në Itali numri 13 konsiderohet si fatsjellës, ndërsa kombinimi ters është dita e premte në datën 17.

Sot është e premte dhe 13, është dhe e Premtja e kryqëzuar!

E premte dhe 13, mos kini frikë se kaloi, por kthehet sërish…

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *