Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/07/2023
Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë, duke vendosur diktatin në Formula 1. Edhe pse ishte i dyti në nisje, kampioni në fuqi i botës kaloi Hamiltonin që në kthesën e parë dhe më pas nuk e lëshoi pozitën, për suksesin e shtatë radhazi.
Në vendin e dytë u pozicionua Lando Norris i McLaren, teksa Red Bull me Sergio Perez siguroi edhe vendin e tretë në podium. Me 281 pikë, Verstappen mban kreun e pilotëve, duke lënë pas shokun e skuadrës Perez me 171 të tilla. Pas tyre Alonso i Aston Martin me 139 pikë dhe Hamilton i Mercedes me 133 pikë.
Duket se Verstappen po shkon drejt suksesit të tretë si kampion bote në F1, teksa ka vendosur “diktatin” në garat e shpejtësisë. Me dy pilotë që mbajnë kreun, edhe për konstruktorë Red Bull prin me 452 pikë, me 11 fitore dhe 17 podiume këtë sezon. Shumë pas Mercedes, që me 233 pikë mban pozitën e dytë.
Në garën e së dielës për t’u evidentuar edhe një incident, që solli humor mes pilotëve. Të ndodhur në podium për çmimet, Lando Norris që u rendit i dyti, theu pa qëllim trofeun e Max Verstappen. Duke hapur shishen e shampanjës, Norris përplasi fort tavolinën, çka bëri që edhe tofeu të rrëzohej dhe të thyhej.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)