Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
E ardhmja e Ernest Muçit te Trabzonspor pritet të sqarohet këto ditë, pasi ka kohë deri më 10 maj për të vendosur nëse do ta blejë nga Besiktas.
Presidenti i klubit, Ertugrul Dogan sqaroi situatën e merkatos dhe veçanërisht për sulmuesin shqiptar në një intervistë telefonike për telezionin A Spor.
Ernest Muçi u transferua në fillim të sezonit nga Besiktas te Trabzonspor në formë huazimi me të drejtë blerje. Shuma e kërkuar për kartonin e tij është 8 milionë e gjysmë euro, ndërsa thuhet se Trabzonspor ka mbërritur deri 5 milionë.
Muçi ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 8 asiste në të gjithë aktivitetet me Trabzonspor, duke e kthyer sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Dogan tha se ka edhe oferta për të shitur lojtarë, por ata duan të ruajnë grupin madje ta përforcojnë në prag të kupave të Europës.
Në anën tjetër Besiktas pritet të ta kthejë Kristjan Asllanin tek Inter në fund të sezonit. Mesfushori i Kombëtares u huazua, por duket nuk ka bindur drejtuesit e klubit të njohur nga Stambolli.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)