Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Pjesëmarrje tepër e lartë pelegrinësh nga e gjithë bota në homazhet për Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë mëngjesin e të hënës. Trupi i Papa Françeskut u zhvendos këtë të mërkurë nga rezidenca Shën Marta, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Zyrtarët e Selisë së Shenjtë njoftuan se radhët e njerëzve që prisnin për homazhe kanë qenë shumë të gjatë gjithë ditës dhe pasdite, numri i tyre arriti në 100 mijë.
Po shqyrtohet mundësia që homazhet të zgjaten edhe përtej mesnatës, për t’u dhënë mundësi të gjithëve t’i japin lamtumirën e fundit Papës së tyre të dashur.
“Ai e dinte se zëri i tij mund të bënte të dëgjoheshin ata që nuk kishin zë dhe e bëri këtë. E bëri duke kapërcyer traditën, sepse tha se nuk duhet patur frikë të ecësh kundër rrymës nëse do të bësh diçka të mire”, tha Meloni.
Të shtunën, Papa Françesku do të përcillet për në banesën e fundit, pranë bazilikës tjetër papale, atë të të Santa Maria Maggiores. Në ceremoni do të jenë të pranishëm udhëheqës nga e gjithë bota, përfshirë presidentin amerikan Donald Tramp me bashkëshorten e tij, atë ukrainas Volodimir Zelenski, presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Lajen e kryeministrin britanik Keir Starmer.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)