play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Dy supermodelet Hadid në qendër të dokumenteve të Epstein: Si u bënë modele? Ato ndjekin urdhra…!

today11/02/2026

Background

Për karrierën e motrave Hadid në botën e modelingut duket se diskutonte Jeffrey Epstein në një nga e-mail-et e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Në këto mesazhe, financieri i dënuar për pedofili lë të kuptohet për mënyrën se si Bella dhe Gigi Hadid ndërtuan rrugëtimin e tyre në pasarela.
Dialogu, i zhvilluar më 3 dhjetor 2015, nis me një person të panjohur, që mendohet të ketë lidhje me industrinë e modelingut, i cili e pyet Epstein-in: “Si u bënë modele motrat Hadid dhe fituan kaq shumë para? Nuk e kuptoj.”

“Ti e di,” përgjigjet Epstein, duke hedhur poshtë më pas pretendimin e bashkëbiseduesit se “babai i tyre pagoi agjencinë e modelingut”.

Më tej, biseda merr një kthesë edhe më të ashpër. Në një tjetër mesazh, bashkëbiseduesi i shkruan: “Ka shumë vajza që bëjnë kompromis”, ndërsa Epstein përgjigjet: “Jam dakord”.

“Pra, çfarë bënë ato?” këmbëngul personi tjetër, ndërsa Epstein përgjigjet me një shprehje vulgare me nënkuptime të qarta. Kur pyetet për motrat Hadid me frazën “nëse mund ta bëjnë ato, pse jo unë?”, Epstein përfundon: “Sepse ato ndjekin udhëzimet, është kaq e thjeshtë.”
Dy supermodelet Hadid në qendër të dokumenteve të Epstein:Si

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *