play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Duhanpirja te adoleshentët, alarmante

today18/01/2024

Background
share close

OKB: Shqipëria, shifra më të larta në nivel global

Në Shqipëri, duhanpirja tek të rinjtë vijon të jetë në nivele shqetësuese. E teksa në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhanpirja në nivel global ka pësuar ulje tek grupmosha 13-15 vjeç, e kundërta ndodh me vendin tonë.

Shqipëria qëndron në nivele të larta të duhanpirjes në këtë grupmoshë.

“Shifrat aktuale që ka sot Shqipëria në krahasim me nivelin botëror, ende qëndrojnë të larta. Pothuajse shifra në këtë grupmoshë edhe për djemtë edhe për vajzat është dyfishuar. Në nivel botëror është 5.1 %, në Shqipëri është 9.3 %”, thotë Roland Shuperka.

Referuar edhe studimeve të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri femrat janë duhanpirëset më të mëdha se meshkujt.

“Dunhanpirja tradicionale e zakonshme është në shifrat 11 % në nivel botëror, ne e kemi 15, 3 %. Sot janë 1 miliardë e 250 milionë duhanpirës në nivel global. Shifrat e duhanpirjes tek femrat kanë tendencë rritje në krahasim me meshkujt”.

Referuar raportit të fundit mbi konsumin e duhanit në nivel global, 1 në 5 të rritur është duhanpirës, krahasur me vitin 2000 ku shifrat tregonin se 1 në 3 të rritur ishte duhanpirës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *