play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Dubai e shkaktoi vetë kaosin? Dyshime se modifikuan retë për të prodhuar shi

today18/04/2024

Background
share close

Përmbytjet e moti i keq nuk ka kursyer as Dubain luksoz. Në pak orë, ujët u mbuluan nga uji e çdo fluturim u anulua. Stuhia fillimisht kishte goditur Omanin të dielën përpara se të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndërprerë energjinë, përmbytur shtëpitë dhe duke krijuar kaos me trafikun. Ashtu si në Kazakistan, Pakistan, Rusi apo Afganistan kjo situatë vjen si pasojë e fenomeneve natyrore. Po a ndodhi e njëjta gjë me Dubain?

Në media e rrjetet sociale po qarkullojnë hipotezat se në fakt autoritetet në Dubai i nxitën reshjet e dendura të shiut. Spekulohet se retë ekzistuese janë stimuluar për të prodhuar shi. Por sipas ekspertëve, kjo gjë nuk është e vërtetë. Ata thonë se nuk mund të krijosh shi nga ajri i hollë. Ata theksojnë se janë ndryshimet klimatike shkaku, pasi në detet përreth Dubait uji është ngrohur shumë. Kjo më pas ka rritur normat e avullimit. Një tjetër eksperte e meteorologjisë Suzanne Grey tha se stuhitë tropikale nuk janë “ngjarje të rralla për Lindjen e Mesme”. Ajo citoi një studim të fundit që analizonte gati 100 ngjarje të tilla në Gadishullin Arabik jugor nga viti 2000 deri në vitin 2020, sidomos në mars dhe prill.

Megjithatë reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gadishullin Arabik, i cili zakonisht njihet për klimën e tij të thatë. Temperaturat e ajrit në verë mund të rriten mbi 50 gradë Celsius.

“Mbjellja e reve” është një lloj procesi i modifikimit të motit që zakonisht përpiqet të rrisë shiun ose borën. Që lagështia të kondensohet, ajo ka nevojë për një sipërfaqe për t’u ngjitur. Brenda një reje, ka grimca të vogla në ajër të quajtura bërthama kondensimi, të cilat ofrojnë një bazë për lagështirën.

Procesi i “modifikimit të reve”

Procesi kryhet përmes avionëve, duke hedhur grimca në re për të krijuar më shumë bërthama që tërheqin lagështirën. Sapo pikat e mjaftueshme bashkohen, ato bëhen të rënda dhe bien në Tokë si shi ose borë. Grimcat e vogla si pluhuri dhe papastërtia shpesh luajnë një rol kyç në formimin e reve dhe reshjet. Për qëllime të ngjashme mund të përdoren edhe substanca të tjera. Thuhet se kjo metodë është aplikuar që në vitin 1940, kjo prej mungesës së ujit në vend.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *