Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/02/2025
Koalicioni që do të drejtojë qeverinë e re në Gjermani pas zgjedhjeve, mund të quhet “Koalicioni Shqiptar”. Agjencia gjermane e lajmeve Deutsche Presse-Agentur raporton se koalicioni i ri i pritshëm që do të formohet mes unionit konservator CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate (SPD) nuk do të cilësohet më si një “koalicion i madh”, ose GroKo, siç njihej gjatë viteve të Angela Merkel.
Kjo pasi këto dy parti nuk janë më forcat më të mëdha në Bundestagun e ri, pasi partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) tani është e dyta më e madhe, duke e kaluar SPD-në, pas zgjedhjeve të së dielës.
Por disa kanë propozuar edhe një emër më të çuditshëm: “Koalicioni Coke Zero” – “Shije e vërtetë dhe zero kalori.
Sado argëtues të jetë ky debat për gjermanët online, gjetja e një pseudonimi joformal për koalicionin e ri ndoshta do të jetë problemi më i vogël i dy forvave politike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)