Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/03/2025
Jo vetëm Elbasani që është kryefjala e saj, por edhe Tirana do të festojë sot më 14 mars “Ditën e Verës”.
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh festiv për të gjitha grupmoshat.
Me art, sport, muzikë e argëtime, kjo ditë, që paralajmëron ardhjen e pranverës, vjen edhe këtë vit si një ditë unike për ta shndërruar kryeqytetin në një atmosferë plot ngjyra.
Aktivitetet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit, përgjatë digës së liqenit me Panairin e Artizanëve dhe Panairin Ushqimor për të vijuar deri në orën 8:00 të mbrëmjes.
Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Policia e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.
Në Tiranë, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”.
Aktivitetet festive në Tiranë
Me një program të pasur, Elbasani do të mirëpresë gjithashtu banorë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria për të festuar së bashku Ditën e Verës, festën e ngrohtësisë, traditës dhe gëzimit, si dhe të përgatitjes së ballokumes.
Aktivitetet në këtë qytet nisin nga ora 9:00 e mëngjesit dhe do të zgjasin për dy ditë radhazi.
Aktivitetet festive në Elbasan
Nga një festë e vogël lokale, sot Dita e Verës është bërë një nga festat me përhapje të madhe në të gjithë vendin. Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)