play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Dita Botërore e Edukimit Mjedisor, ministri Balla: Gjobë kush hedh mbeturina nga automjetet

today26/01/2024

Background
share close

Në Ditën Botërore të Edukimit Mjedisor, ministri i Brendshëm Taulant Balla ftoi qytetarët të denoncojnë pranë Policisë shkelësit që ndotin rrugët e ambientin. Ai apeloi për rritje të ndërgjegjësimit publik mbi çështjet mjedisore.

“Parandalimi dhe adresimi i problemeve mjedisore mbetet një sfidë për çdo vend perfshirë Shqipërinë. Kodi Rrugor dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e mjedisit ndalojnë të hidhen ose të grumbullohen mbeturina ose materiale të çfarëdo lloji; të sillet ose të shpërndahet baltë edhe nëpërmjet rrotave të mjeteve që vijnë nga hyrje ose degëzime;
të shkarkohen në kanale dhe hendeqe, pa leje të rregullt, materiale të çfarëdo lloji ose të kanalizohen në to ujëra të çfarëdo natyre; të hidhen sende të çdo lloji nga mjeti në lëvizje”, nënvizon Balla, në një postim në rrjetet sociale.

Më tej, ai shton se hedhja e sendeve nga automjetet në lëvizje, përbën rrezik për aksidente, si dhe krijon një imazh të shëmtuar përgjatë rrugëve tona.

“Ky është në fakt edhe prezantimi i parë me syrin edhe të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ndaj Policia Rrugore do ta konsiderojë një prioritet zbatimin e Kodit dhe ligjeve të tjera. Dhe, nëse është e nevojshme do ta përforcojmë masën ndëshkimore”, thekson Balla.

Ai u kërkon shërbimeve të Policisë të jenë të vëmendshme ndaj kësaj shkeljeje, nga çdo subjekt a qytetar.

“Duhet të shfrytëzojmë edhe informacionin që mbledhin kamerat e sigurisë të subjekteve që janë vendosur përgjatë rrugëve dhe autostradave. Por ndërkohë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të denoncojnë me foto dhe video automjetet nga të cilat hidhen mbeturina në rrugë”, shprehet ministri i Brendshëm.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *