play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Dita Arbëreshe-Margariti: Koha të shtojmë rrugët e komunikimit, çojmë “Motin e madh” në UNESCO

today22/11/2023

Background
share close

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vlerësoi Ditën e Arbëreshëve si një ditë frymëzimi dhe dëshmisë së dashurisë të vëllezërve tanë por edhe arbërve.

Ministrja theksoi se sot më shumë se kurrë duam të rrisim komunikimin me qëllim që t’ja përcjellim fëmijëve tanë.

“Dita e Arbrit është një ditë frymëzimi pasi është dëshmi e gjallë e dashurisë së vëllezërve të një gjaku por edhe të arbërve. Të parët tanë morën edhe gjuhën edhe zakonet dhe i ruajtën dhe i trashëguan ato brez pas brezi. Koha i ka marrë me vete dhe për t’i ruajtur ato me fanatizëm përtej detit. Jemi sot për të ngritur rrugë të reja komunikimi, pra jo vetëm ato shpirtërore, por duam t’i shtrojmë këto rrugë komunikimi e t’i bëjmë ato më të qarta, e më të sigurta që t’ja përcjellim fëmijëve tanë”.

Margariti shprehu falënderime të gjithë autorëve që po ndihmojnë për të ngritur një dosje kandidimi për ta çuar “Motin e Madh”, në  UNESCO.

“Besoj se sot merr më shumë se kurrë kuptim kujdesi për “Motin e Madh” e cila mbërthen në vetvete një tëresi kulturore, shekullore, tradita, festash që i gjejmë të gjalla tek arbëreshët, por falë punës së profesorëve i gjejmë edhe në Shqipëri të cilët i falenderoj po ashtu grupin e punës së vendin tonë dhe Itali si edhe atë  të punës UNECO-s që po na ndihmojmë për të ngritur një dosje kandidimi për ta çuar “Motin e Madh”, në UNESCO” tha  ndërsa theksoi se “sot kemi kuptuar që është me rëndësi të ngremë ura të vërteta të kujtesës, rrugë që na lidhin sëbashku”. tha ministrja.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *