Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today30/05/2025
Një rast i pazakontë është shënuar brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi Susie Wiles, shefe e stafit presidencial, është “hakëruar”, për të intimiduar administratën e Donald Trump.
Sipas Independent, senatorët, guvernatorët republikanë, biznesmenë të shquar, nuk kanë marrë vetëm mesazhe, por gjithashtu janë telefonuar nga dikush që pretendonte se ishte Wiles, duke imituar zërin e kësaj të fundit për të përcjellë mesazhe intimiduese zanore.
Një nga të intimiduarit, u shpreh se mori një mesazh nga e supozuara Wiles, që kërkonte hartimin e një liste për njerëz që Trump duhej t’i falte.
Sakaq, administrata e Trump, në bashkëpunim me FBI-në, po hetojnë së bashku për të gjetur autorin dhe motivin e kësaj ngjarjeje.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)