play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Dhjetori me rekord turistësh, ja sa vizitorë të huaj hynë në vendin tonë!

today25/01/2024

Background
share close

Në muajin dhjetor në vendin tonë kanë hyrë 616 mijë vizitorë të huaj, ose 58% më shumë se dhjetorin e vitit të kaluar.

Së bashku me emigrantët shqiptarë, hyrjet arrijnë në 1.36 mln, shifër kjo ndjeshëm më e lartë se vitet paraardhëse.

Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave tregojnë se hyrjet kryesore kanë qenë nga vendet e Evropës, ku një pjesë e turistëve edhe për shkak të festave janë kryesisht emigrantë që kthehen në vend pranë familjeve dhe të afërmeve.

Nga ky kontinent, kanë ardhur 571 mijë njerëz, pasuar nga Amerika me 10 mijë dhe Azia Lindore me 2600 shtetas.

Me mbylljen e vitit kalendarik, Shqipëria shënon një rekord në aspektin turistik, pasi ka pritur 10.1 mln vizitorë për 12 muaj, shifra këto që tregojnë se turizmi nuk është më i kufizuar vetëm në muajt e verës, por do të mbetet i hapur për gjithë vitin edhe në 2024, ku vetë qeveria parashikon të vijnë 13 milionë turistë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *