play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Dënohet me 27 vite burg ish-presidenti Bolsonaro

today12/09/2025

Background
share close

Me 27 vite e tre muaj burg është dënuar ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i akuzuar për komplotimin e një grushti ushtarak. Vendimi u dha nga një panel prej pesë gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë.

Bolsonaro u shpall fajtor për drejtimin e një konspiracioni që synonte ta mbante në pushtet pasi ai humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të tij të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva. Sipas BBC, avokatët e Bolsonaros e kanë quajtur dënimin të tepruar dhe absurd, duke paralajmëruar apelim. Paneli i Gjykatës së Lartë e ndaloi gjithashtu atë të kandidojë për poste publike deri në vitin 2060.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu habinë e tij të madhe për dënimin e ish-homologut të ekstremit të djathtë.

“E njihja kur ishte president i Brazilit. Është njeri i mirë. Është e ngjashme me atë që ata janë përpjekur të bënin në rastin tim,” deklaroi për mediat kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se “Gjykata e Lartë e Brazilit ka vendosur padrejtësisht që të burgosë ish-presidentin Jair Bolsonaro” dhe u shpreh se do të ketë një reagim në përputhje me rrethanat ndaj kësaj “gjuetie shtrigash”. Kjo deklaratë u konsiderua nga Ministria e Jashtme braziliane si një sulm ndaj një autoriteti gjyqësor të vendit, duke injoruar provat bindëse.

Pas dënimit historik të Bolsonaros, ka shpërthyer festa mes kundërshtarëve të tij, të cilët u mblodhën në kryeqytet duke kënduar dhe hedhur fishekzjarre.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *