play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Demi Moore shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista PEOPLE

today23/04/2025

Background
share close

Aktorja e njohur Demi Moore është shpallur “Gruaja më e bukur në notë” për vitin 2025 nga revista prestigjioze PEOPLE.

Në moshën 62-vjeçare, Moore rrëfen me sinqeritet për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit, bukurisë së brendshme dhe suksesit të fundit në karrierë me filmin horror “The Substance”, i cili i solli çmime të rëndësishme si Golden Globe dhe Screen Actors Guild

Në një intervistë për këtë numër special, Moore ndan reflektime të thella mbi jetën e saj, përfshirë një fëmijëri të vështirë, sfidat në marrëdhëniet personale dhe përvojën si nënë e tre vajzave: Rumer, Scout dhe Tallulah, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis. Ajo thekson rëndësinë e pranimit të vetvetes dhe bukurisë që vjen nga përvoja dhe pjekuria.

Familja dhe miqtë e saj kanë reaguar me entuziazëm ndaj këtij nderimi. Vajzat e saj kanë shprehur krenarinë dhe dashurinë për nënën e tyre në rrjetet sociale, ndërsa Emma Heming Willis, gruaja aktuale e Bruce Willis dhe mikesha e ngushtë e Moore, ka vlerësuar bukurinë dhe forcën e saj të brendshme.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *