Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një pasagjer turk që nisej nga Venecia drejt Stambollit është gjobitur me 2 mijë euro pasi nuk i rezistoi pirjes së duhanit. Mediat italiane bëjnë të ditur se pasagjeri hapi dyert e aeroportit “Marco Polo” dhe doli në pistën e ngritjes dhe uljes për të ndezur një cigare. Por menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e policisë kufitare duke e bllokuar. Gjoba prej 2000 eurosh është dënimi i parashikuar për ata që hapin me forcë dyert “Air side” pa pasur të drejtë ta bëjnë këtë, në zbatim të urdhëresave specifike të ENAC.
Një episod i ngjashëm kishte ndodhur disa ditë më parë me protagonist një çift të ri, që i shtyrë nga e njëjta nevojë, ka hapur me forcë dyert “Air side” dhe është zhvendosur në vendet ku pirja e duhanit është e ndaluar.
Në Venecia, përdorimi i cigareve, përfshirë ato elektronike, brenda infrastrukturave të aeroportit lejohet vetëm në zona të përcaktuara mirë dhe me sinjalistikë, me një shenjë të veçantë që autorizon mundësinë e pirjes së duhanit. Ndalimi shtrihet gjithashtu në të gjitha vendet e mbyllura si dhomat e pritjes, portat, korridoret dhe zona tregtare.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)