play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Danimarka do të ndalojë me ligj djegien e Kuranit

today25/08/2023

Background

kurani 1 1280x720

Qeveria daneze ka paraqitur një projekt-ligj për të ndaluar djegien e librit të shenjtë të Islamit, pas trazirave të shkaktuara në disa vende myslimane nga përdhosja e Kuranit në territorin e saj.

Ligji “do të ndalojë trajtimin e papërshtatshëm të objekteve me rëndësi fetare për një komunitet fetar”, tha Ministri i Drejtësisë Peter Hummelgaard në një konferencë për shtyp, duke shtuar se referenca ishte në veçanti djegia ose shkelja e këtyre objekteve në vende publike.

“Një akt thelbësisht përçmues dhe i neveritshëm, fakti i djegies së një Kurani dëmton interesat e Danimarkës dhe danezëve”, vlerësoi ai.

Teksti i ri do të përfshihet në kreun 12 të kodit penal, i cili trajton sigurinë kombëtare. “Kjo është zemra dhe motivimi i asaj që ne po bëjmë. Ne nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë dhe të shohim, ndërsa disa individë bëjnë gjithçka që është e mundur për të provokuar reagime të dhunshme,” tha Hummelgaard.

Dispozita ligjore do të zbatohet gjithashtu për përdhosjen e Biblës, Torah, ose simboleve fetare si kryqi. Autori do të përballet me një gjobë dhe një dënim me dy vjet burg.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Bota

Trump i dërgon letër Vjosa Osmanit, përshëndet përfundimin e mandatit të saj presidencial: Mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë!

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka përshëndetur përfundimin e mandatit të saj. Trump i shkruan se vlerëson bashkëpunimin e Kosovës në Bordin e Paqes, teksa shton se ajo po lë pas një trashëgimi të rëndësishme. “Kemi arritur shumë së bashku në […]

today21/04/2026

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *