Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Coolio, reperi i disa hiteve të famshme gjatë viteve ’90-të, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. I njohur për këngët “Gangsta’s Paradise” dhe “Fantastic Voyage”, Coolio është ndarë nga jeta dje (e mërkurë) dhe lajmin e konfirmoi miku dhe menaxheri i tij për CNN.
Nuk dihet ende cila është arsyeja e vdekjes së parakohshme, por nga të dhënat e para, kreu i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles-it konfirmoi se zjarrfikësit dhe mjekët e ndihmës së shpejtë iu përgjigjën një telefonate që vinte nga zona e banesës së tij dhe bëhej fjalë për një urgjencë mjekësore. Kur mbërritën, gjetën një burrë që nuk reagonte dhe pavarësisht përpjekjeve prej 45 minutash për ta rikthyer në jetë, nuk mundën.
Coolio u rrit në Compton, California, dhe gjatë jetës së tij ka folur shpesh për problemet e varësisë me drogën dhe sesi ja doli të shkëputej nga ajo botë falë karrierës si zjarrëfikës.
“Unë s’po kërkoja të bëja karrierë, po kërkoja diçka që të më pastronte- një mënyrë për t’u shkëputur nga droga. Do vrisja veten dhe e dija që duhet të ndaloja. Tek zjarrëfikësit u trajnova dhe mora disiplinën që kisha nevojë. Ne vraponim çdo ditë. Nuk pija dhe as tymosja më asgjë siç bëja zakonisht.”
Karriera e tij si reperi nisi gjatë viteve ’80-të, por kulmi i famës erdhi me këngën “Gangsta’s Paradise”, kolona zanore e filmit “Dangerous Minds”. Në 1996-ën ai fitoi çmimin Grammy për këtë hit!
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)