play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Interesante

Bukuri ‘e ngrirë’! Veza e Dimrit shitet me çmim rekord

today03/12/2025

Background

Veza e rrallë Fabergé me diamantë që dikur i përkiste familjes perandorake ruse është shitur në Londër për shifrën rekord 30.2 milionë dollarë.

Veza e Dimrit që konsiderohet si një nga krijimet më të bukura të argjendarisë së famshme, u ble të martën nga një blerës anonim, tha shtëpia e ankandeve Christie’s. Për blerjen u deshën vetëm 3 minuta.

E zbukuruar me 4,500 diamantë, ajo ishte e porositur nga cari Nikolas II në 1913 si dhuratë për nënën e tij.

Veza ka thyer rekordin e 18.5 milionë dollarëve të paguara në vitin 2017 për një tjetër vezë Fabergé të realizuar për familjen Rothschild.

Çmimi tregon sesa të rralla janë Vezët Perandore të Shtëpisë së Fabergé dhe ka 23 vite që në ankand nuk shfaqet ndonjë prej tyre. Janë prodhuar vetëm 50 dhe Veza e Dimrit është një nga shtatë të mbeturat në duart e personave të panjohur. Të tjerat nuk gjenden ose ndodhen në muze.

Secila vezë kërkonte një vit kohë për t’u realizuar dhe carët zakonisht i porosisnin vetëm pak kohë pasi merrnin dërgesën e fundit.

E krijuar me kuarc të tejdukshëm, Veza e Dimrit i ngjan një cope akulli me ngricë. Ajo përshkohet nga një motiv si flok dëbore prej platini dhe brenda mban surprizën e një shporte lulesh me anemone kuarci të bardhë, nefriti dhe garnetësh.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *