Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Teksa Elon Musk tenton të kolonizojë Marsin, ekipe të tjera po përpiqen të sjellin turizmin hapësinor në Tokë. Moon World Resorts kanë në plan të ndërtojmë një seri hotelesh gjigante të ngjashme me Hënën.
Hoteli i parë do të ndërtohet në Dubai. Çdo sferë do të jetë një rikrijim 360 gradë i Hënës dhe tekstura e hotelit do të ofrojë një pamje shuuumë të ngjashme me satelitin e Tokës.

Sipërmarrësi nga Kanadaja, Michael R. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts, tha për CNN Travel se thelbi i projektit është se Hëna është një “markë e njohur”.

“Shtatë miliardë e gjysmë njerëz e njohin atë, të gjithë e duan,” tha ai. Çdo Moon World Resort do të jetë “një vendpushim shumë luksoz dhe bashkëkohor, plotësisht i integruar, me shumë komponentë brenda.”

Renderat e artistëve shfaqin ambientet e brendshme në stilin e anijeve kozmike.

Parashikohet që do të jetë edhe një hapësirë ku njerëzit do të përjetojnë ndjesinë sikur po ecin në Hënë. Përvoja do të jetë me një çmim relativisht të përballueshëm, 500 dollarë.
Written by: Sasha Ndreka
Vjena është përfshirë nga moti i keq. Ngricat e akullit kanë sjellë mbylljen e aeroportit. Autoritetet kanë kufizuar fluturimet për në aeroportin Vaclac Havel të Pragës. Një shtresë akulli është formuar në pistat e Vjenës, ndërkohë ekipet janë angazhuar për të pastruar pistën. Sakaq fluturimet janë devijuar në aeroporte të […]
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)