Gjermania ashpërson masat, miraton rregulloret e reja për emigrantët pa leje qëndrimi, pr.ligji pritet me kritika brenda koalicionit
Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, partnere e koalicionit qeverisës në Gjermani, të mërkurën (25.10.) kabineti qeveritar miratoi rregulloret e reja të ashpërsuara për dëbimin e personave pa leje qëndrimi që duhet të largohen nga Gjermania. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se “kjo paketë masash restriktive” është e nevojshme për të “kufizuar ndjeshëm” migracionin ilegal në Gjermani. Dëbimet më të shpejta dhe më shumë të azilkërkuesve […]