Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/03/2025
Këtë të premte në Francë është ndaluar lëvizja e trenave Eurostar midis Londrës dhe Francës pasi në shinat e stacionit të trenave “Gare du Nord” është gjetur një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një deklaratë urgjente Operatori Kombëtar i Trenave franceze tha se lëvizja e tyre u ndalua me kërkesë të policisë.
Ministri francez i Transportit Philippe Tabarot tha se lëvizja do të bllokohet gjatë gjithë ditës me një shërbim të kufizuar që do të fillojë pasdite dhe u kërkoi qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet e tyre.
Bomba u zbulua nga punëtorët pranë shinave të trenit rreth orës 04:00 të mëngjesit të së premtes në rajonin Seine-Saint-Denis.
Në vendngjarje ndodhen autoritetet përkatëse dhe janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)