play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Bill Gates do të dhurojë 200 mld Dollarë për të varfërit

today08/05/2025

Background
share close

Bill Gates do të dhurojë pothuajse të gjithë pasurinë e tij personale në dy dekadat e ardhshme.

Miliarderi ka deklaruar se po përshpejton planet për të shitur pasurinë e tij dhe për të mbyllur Fondacionin Gates më 31 Dhjetor 2045.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i bindur që ‘ai vdiq i pasur’ nuk do të jetë njëra prej tyre”, shkroi Gates në një postim.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër Elon Musk, njeriun më të pasur në botë, një figurë kyçe në administratën e Presidentit Donald Trump, duke e akuzuar atë për vrasjen e fëmijëve më të varfër në botë.

Musk ka drejtuar Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë dhe me rolin e tij ka ndikuar në vendimin e Presidentit Trump për të ndërprerë fondet për agjencinë e USAID, e cila më parë ka ofruar miliarda në fonde për gjithçka, nga vaksinat për fëmijët deri te ndihmat ushqimore.

Gates e bëri njoftimin me rastin e 25-vjetorit të fondacionit, të cilën e themeloi me ish-bashkëshorten Melinda. Që nga themelimi, fondacioni ka dhuruar 100 miliardë Dollarë, duke ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *