play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Bie numri i kalimit të paligjshëm të emigrantëve në Evropë

today16/04/2025

Background
share close

Kalimi i paligjshëm i kufijve evropianë ka rënë me të paktën 30% për tre-mujorin e parë të 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Frontex, numri i kalimeve të parregullta ra me afro 33 600 emigrantë. Kjo rënie është vënë re në të gjitha rrugët kryesore të migracionit. Rruga e Ballkanit Perëndimor ra me 64% ndërsa Kufiri Tokësor Lindor me të paktën rënie në 8%.

Rrugët e Mesdheut Lindor dhe Afrikës Lindore janë ndër më aktivet për kalimin e paligjshëm të emigrantëve.

Kombësitë kryesore që tentojnë kalimin e paligjshëm të kufinjve janë nga Afganistani, Maliani dhe Bangladeshi.

Human Rights Watch, në një raport të saj shkruan se politikat e Bashkimit Evropian lidhur me migracionin dhe azilin, u përqëndruan në parandalimin e tyre në vitin 2024, por rezultoi në rritje të vdekjeve në det dhe kthime të azilkërkuesve në vendet ku ata përballen me abuzime të ndryshme.

Ndërkohë, The Guardian shkruan se të paktën 555 persona kanë ndërruar jetë përgjatë tre-mujorshit të parë të këtij viti, teksa përpiqeshin të kalonin kufirin përmes ujërave të Mesdheut.

Një raport i UNICEF, raporton se në 10 vitet e fundit të paktën 3500 fëmijë kanë ndërruar jetë ose kanë humbur gjurmë si pasojë e emigracionit të paligjshëm, përgjatë detit Mesdhe.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *