play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Biden dhe liderët evropianë thirrje Hamasit ta pranojë marrëveshjen e armëpushimit: Nuk ka kohë për të humbur

today06/06/2024

Background
share close

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gjashtëmbëdhjetë liderë të tjerë botërorë kërkuan të enjten nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – që të pranojë një marrëveshje armëpushimi dhe nga Izraeli që të pranojë kompromise.

“Nuk ka kohë për të humbur. Ne i bëjmë thirrje Hamasit të mbyllë këtë marrëveshje”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Deklarata u nënshkrua nga krerët e fuqive kryesore evropiane, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe nga Spanja, e cila së fundmi e ka njohur shtetin palestinez.

Kjo deklaratë mblodhi edhe liderë të Brazilit dhe Kolumbisë. Deklarata e së enjtes u nënshkrua gjithashtu nga Tajlanda, e cila ka një fuqi të madhe punëtorësh në Izrael.

Vende të tjera që nënshkruan deklaratën ishin Austria, Bullgaria, Kanadaja, Danimarka, Polonia, Portugalia, Rumania dhe Serbia. Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht se i takon Hamasit të pranojë marrëveshjen, por deklarata gjithashtu bëri thirrje për fleksibilitet nga Izraeli.

“Në këtë moment vendimtar, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Izraelit si dhe Hamasit që të bëjnë çfarëdo kompromisi përfundimtar të nevojshëm për të mbyllur këtë marrëveshje dhe për të sjellë lehtësim për familjet e pengjeve, për ata në të dyja anët e këtij konflikti të tmerrshëm, përfshirë civilët”, thuhet në deklaratë.

“Është koha që lufta të përfundojë dhe kjo marrëveshje është pika e nevojshme fillestare”.

Ditë më parë, Biden e shpalosi një propozim trefazësh të Izraelit për përfundimin e konfliktit në Rripin e Gazës, duke thënë se “ka ardhur koha që kjo luftë të marrë fund”.

Faza e parë përfshin një armëpushim gjashtë-javor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqeshin nga “të gjitha zonat e banuara “ të Gazës, disa pengje – të moshuar dhe gra – do të liroheshin në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë; civilët palestinezë do të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazë; dhe 600 kamionë në ditë do të dërgonin ndihmë humanitare në enklavën e rrënuar.

Në fazën e dytë, Biden tha se do të shkëmbeheshin të gjitha pengjet e gjalla, përfshirë ushtarë; forcat izraelite do të tërhiqeshin nga Gaza dhe armëpushimi i përhershëm do të niste.

Faza e tretë parasheh një plan të madh rindërtimi për Gazën, si dhe rikthimin e “mbetjeve të fundit” të pengjeve te familjet e tyre. Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.

Pas këtij sulmi, nisi lufta në Rripin e Gazës – të kontrolluar nga Hamasi. Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën – të vdekura ose të gjalla – nga trupat izraelite.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%