play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Bernardino Vazquez emërohet drejtori i arbitrimit në FSHF

today14/08/2026

Background
share close

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar sot drejtorin e ri të arbitrave, spanjollin Bernandino González Vázquez, i cili do të marrë drejtimin e sektorit të arbitrimit në vend.

Me një karrierë të gjatë në fushën e gjykimit, ai ka arbitruar për vite me radhë në La Liga, ndërsa detyra e tij e fundit ishte si pjesë e Komitetit të Arbitrave në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Në ceremoninë e prezantimit, të kryer nga zëvendëspresidenti i FSHF-së, Geri Çipi, u theksua se emërimi i Vázquez shënon nisjen e një etape të re për arbitrimin shqiptar, me synimin për të sjellë standarde më të larta dhe për të përfituar nga eksperienca e tij ndërkombëtare.

“Mirëmëngjes të gjithëve. Faleminderit që keni ardhur. Dua të falenderoj presidentin Duka që më bësoi këtë pozicion. Nuk jam këtu për të folur për veten, por kam ardhur këtu që të sjellë eksperiencën time në arbitrim. Nuk e di si do të jetë në të ardhmen. Por, vij këtu me dëshirë dhe entuziazëm për këtë sfidë të re. Është një shprehje në Spanjë që ne e themi: Sa më shumë të punosh, aq me shumë fat jam”, tha Vazquez.

Java e parë e Kategorisë Superiore për sezonin 2026-2027 do të luhet fundjavën tjetër.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *