play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Belgjika, vendi i dytë në BE që njeh Budizmin

today17/03/2023

Background
share close

Belgjika pritet të njohë zyrtarisht Budizmin pasi qeveria federale miratoi sot një projektligj që hap derën për financimin federal, përfaqësuesit zyrtarë dhe lëndët shkollore.

Shoqata Budiste Belge kishte kërkuar njohjen në mars 2006, duke vlerësuar se numri i budistëve në Belgjikë është 150,000. Vendi tjetër i BE-së ku njihet Budizmi është Austria.

Në Belgjikë për momentin njihen zyrtarisht gjashtë besime fetare: katolike romake, ortodokse, izraelite, anglikane, protestante ungjillore dhe islamike e cila u njoh në vitin 1974.

Budizmi do të njihet si “një organizatë filozofike pa emërtim të veçantë” si organizatat laike që janë njohur që nga viti 2002. Ai do të marrë fonde federale deri në 1.2 milionë euro.

Pasi të miratohet nga parlamenti, ligji do t’i hapë rrugën krijimit të institucioneve lokale, që nga dërgimi i përfaqësuesve budistë në porte dhe aeroporte, burgje, ushtri dhe spitale e deri te përfshirja e kurseve budiste në kurrikulën e arsimit formal së bashku me mësimin e kulteve fetare.

Të gjitha provincat belge si dhe rajoni i Brukselit duhet të financojnë më pas një qendër lokale budiste.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

LifeStyle

Pandemia shkurtoi më shumë jetën në Bullgari dhe Shqipëri, 3.6 vjet më pak

Pandemia Covid -19 e ka shkurtuar jetëgjatësinë në të gjithë Europën, por në Shqipëri dhe Bullgari efekti ka qenë më i madh. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet […]

today17/03/2023

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%