play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

BE paralajmëron përplasjen e fortë me Trump

today30/04/2025

Background
share close

Nga tribuna e kongresit të Partive Popullore Evropiane Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka kritikuar luftën tregtare të Trump me tarifa tregtare ndaj BE-së si qasjen e tij ndaj vendeve të tjera.

“Për dekada me radhë, tregtia e lirë ka qenë një nxitës i prosperitetit global, ka nxjerrë miliarda njerëz nga varfëria dhe ka mbështetur jetesën e miliona familjeve evropiane. Tani, tregjet globale janë tronditur nga politika e paparashikueshme tarifore e administratës amerikane. Tarifat amerikane për pjesën tjetër të botës janë në nivelin më të lartë në një shekull.

“Miliona qytetarë do të përballen me fatura më të larta ushqimore, ilaçet do të kushtojnë më shumë, transporti do të kushtojë më shumë, inflacioni do të rritet, dhe kjo po dëmton në veçanti qytetarët më vulnerabël. Bizneset, të mëdha dhe të vogla, vuajnë që nga dita e parë. Pasiguria më e madhe, ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit, burokracia e rëndë, nuk mund dhe nuk duhet ta lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Von der Leyen.

Edhe pse nuk e përmendi në emer Presidentin e SHBA-së, Von der Leyen tha se ne nuk i pushtojmë fqinjët tanë dhe nuk i ndëshkojmë ata me tarifa tregtrare.

Organizata Botërore e Tregtisë parashikon që tregtia globale do të tkurret deri në 1.5% nëse Trump rivendos tarifat e tij më të larta “reciproke” të përcaktuara për BE-në në 20%, të cilat ai i pezulloi më parë për 90 ditë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *