Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke kërcënuar se do të vendosë të tjera nëse Kremlini vazhdon të refuzojë armëpushimin 30-ditor pa kushte të propozuar nga SHBA dhe vendet europiane.
Paketa e madhe vjen ndërsa Volodymyr Zelensky i kërkoi Presidentit rus Vladimir Putinin të ulet për bisedime të drejtpërdrejta paqeje në Turqi, i mbështetur edhe nga Donald Trump. Marrëveshja mbi sanksionet e reja, paketa e 17-të që nga Shkurti i vitit 2022, u nënshkrua gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së dhe pritet të miratohet zyrtarisht nga ministrat e Punëve të Jashtme javën e ardhshme.
Ndërkaq, Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se objektivi i Evropës është të “arrijë një armëpushim tridhjetëditor në tokë, ajër dhe det për të diskutuar çështjen e territoreve dhe garancive të sigurisë.” Kremlini ka bërë të ditur se një delegacion rus do të jetë në Stamboll të enjten për bisedime të mundshme të drejtpërdrejta paqeje me Ukrainën, por nuk bëhet e qartë se kush do të ishte atje.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)