play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

BE-ja miraton planin për përdorimin e aseteve të ngrira ruse, 3 miliardë euro për ushtrinë e Ukrainës

today21/05/2024

Background
share close

Bashkimi Evropian ka miratuar zyrtarisht përdorimin e të ardhurave nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore ruse për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes të Ukrainës, njoftoi Këshilli Evropian më 21 maj.

Ky vendim mund të bëjë që më shumë se 3 miliardë euro të dërgohen për ushtrinë e Ukrainës gjatë këtij viti.

Lajmi vjen në kohën kur Ukraina po i bën thirrje aleatëve të saj perëndimorë që të përshpejtojnë dërgimin e ndihmës ushtarake për trupat e saj të cilat po përballen me ofensivën ruse në lindje.

“Këshilli Evropian ka konfirmuar marrëveshjen e tij për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira të Rusisë për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës që të vetëmbrohet dhe për rindërtim, në kontekst të agresionit rus”, tha BE-ja përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Rreth 210 miliardë euro në asete që i përkasin Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë nga BE-ja, pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Kjo shumë vlerësohet se gjeneron interes prej rreth 3 miliardë eurosh në vit.

Rreth 90 për qind e të ardhurave vendosen në Fondin Evropian për Lehtësim, që përdoret nga shumica e shteteve të BE-së për të përfituar rimbursime për pajisjet ushtarake që i japin Ukrainës.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *