play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

BBC i kërkon falje Trump-it për redaktimin e fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021, disa drejtues japin dorëheqjen

today10/11/2025

Background
share close

BBC publikoi sot një letër zyrtare ku kërkon falje për editimin e një fjalimi të Donald Trump në emisionin “Panorama”, një rast që ka shkaktuar zemërim të madh në Britani.

Në letrën drejtuar Komisionit Parlamentar për Kulturë, Media dhe Sport, kryetari i BBC-së Samir Shah pranoi se “do të kishte qenë më mirë të ishin marrë masa më zyrtare” pas zbulimit të montazhit të fjalimit të Trump-it të 6 janarit 2021.

Montazhi i bërë nga BBC-ja bashkoi copëza të fjalimit të Trump-it në mënyrë të tillë që të dukej sikur ai u kishte thënë mbështetësve se do të “ecë bashkë me ta drejt Kapitolit për të luftuar si i çmendur”, një përshtypje që sugjeronte thirrje direkte për dhunë.

Ky editim u zbulua përmes një shënimi zyrtar të rrjedhur nga Michael Prescott, ish-gazetar dhe këshilltar i pavarur i Këshillit të Standardeve Editoriale të BBC-së.

Tim Davie, drejtor i përgjithshëm i BBC-së, dhe Deborah Turness, drejtoreshë e BBC News, dhanë dorëheqjen.

Trump i quajti ata në Truth Social si “njerëz jashtëzakonisht të pandershëm që u përpoqën të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale”.

“Përfundimi ynë është se montazhi dha përshtypjen e një thirrjeje të drejtpërdrejtë për dhunë. BBC kërkon ndjesë për këtë gabim gjykimi.”

BBC pranoi gabimin dhe premtoi përmirësim të proceseve editoriale. Hetimi i brendshëm vazhdon, por skandali ka ngritur pyetje të mëdha për besueshmërinë dhe neutralitetin e mediave publike britanike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *