Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sonte do të përcaktohet edhe finalistja e dytë e Ligës së Kampioneve. Pas duelit spektakolar në ndeshjen e parë, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, do të përballen mes tyre në sfidën e kthimit në “Allianz Arena”.
Francezët vijnë në këtë takim pas fitores 5-4 në ndeshjen e parë, në atë që u fut në histori si gjysmëfinalja më me shumë gola të shënuar.
PSG-ja synon të mbrojë avantazhin e ndeshjes së parë dhe të bëhet ekipi i parë francez që arrin tre finale në Champions League. Parisienët janë kualifikuar në 14 nga 17 ndeshjet e mëparshme europiane, kur fituan duelin e parë.
PSG ka vetëm katër fitore nga 12 ndeshjet e fundit kundër skuadrave gjermane me 2 barazime, dhe 6 humbje, ndërsa Bayerni ka 14 fitore nga 17 ndeshjet e fundit kundër kundërshtarëve francezë, ndërsa numëron edhe 3 humbje.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)