Një mollë në ditë e mban mjekun larg, thonë njerëzit e mençur, megjithatë të gjitha frutat janë të nevojshme në përditshmërinë tuaj, për një shëndet të mirë të organizmit. Megjithatë, këtu do të përmendim veçanërisht bananen, të cilën me siguri e shijoni në punë për mëngjes ose si një mes vakt, kur jeni të uritur dhe nuk mund të konsumoni ushqim në ato momente.
Mirëpo, nëse ndonjëherë e keni të vështirë të flini dhe hidheni e ktheheni në shtrat deri vonë, atëherë zgjidhja fshihet te bananet. Kjo pasi, përveç kaliumit dhe fibrave bimore, përmban edhe magnez që ndihmon në relaksimin e muskujve dhe ndihmon për të fjetur më mirë.
Këtë mund ta kombinoni edhe me gjalpë kikiriku, pasi është dyshja më e mirë që mund t’ju vijë në ndihmë nëse nuk po flini.
Post comments (0)