play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Balla: TikTok-u rrezik për sigurinë të ndalohet në institucionet publike

today03/04/2023

Background
share close

Untitled design 1 1280x720

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në Komisionin për Integrimin Evropian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale TikTok.

“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. Do ta votoj në të gjitha komisionet e në seancë plenare. I kërkojmë përfaqësuesit të qeverisë të mbajë në vëmendjen një pjesë të diskutimeve që u bënë këtu. Të gjitha institucionet të adresojnë në mënyrë të menjëhershme…

AMA nuk rregullon, miraton rregullore që platformat vetërregullohen. Flas këtu për Metën, Twitter, Netflix, YouTube. Ajo që Shqipëria duhet të bëjë. Ne të ndjekim modelet e rregullatorëve evropianë. Diskutimi më i gjatë që duhet të merrte kohë këtu janë disa vendime të rregullatorëve evropianë, në fillim të këtij viti, META, zotëruesi i FB-së u gjobit për çështje që edhe në Shqipëri kemi defiçenca, mbrojtja e të dhënave personale.

Në këtë aspekt, do duhet të përfaqësojmë barrierat, digat, për të ndaluar abuzimin me këto të dhëna personale. Pjesa më e madhe këtu jemi prindër, ajo e dhëna që mes moshës 8-18 vjeç, çdo fëmijë harxhon 9 orë në këto platforma, duhet të na alarmojë, më pas të na ndërgjegjësojë për forcimin e çdo lloj barriere apo dige që arrijnë në sytë e kësaj moshe.

Për një nivel më të mirë rregullimi për të dhënat personale, bëjë pjesë në ato politikbërës, që TikTok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem vendimeve për ndalimin ë përdorimit të këtij aplikacionin në tria nivelet, në këshill, legjilacion..etj.

Të paktën te pajisjet e zyrtare. SHBA-ja ka shkuar përtej në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit TikTok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion eminent”, tha Balla.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *