play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

9079 Results / Page 348 of 1009

Background

Show Biz

Në ditëlindjen e Zuckerberg, bashkëshortja rikrijon vendet më të rëndësishme të jetës së tij

Mark Zuckerberg ka festuar një 40-vjetor të pazakontë. Gruaja e tij Priscilla ka rikrijuar në miniaturë dhomat apo zyrat më të rëndësishme të jetës së tij. Mark i ka postuar në një fotoalbum. “Falenderues për 40 vitet e para! Priscilla më organizoi një festë të vogël dhe rikrijoi një sërë vendesh ku kam jetuar në të shkuarën: (1) Dhoma ime e fëmijërisë ku mësova të kodoj (2) Konvikti i Harvardit […]

today15/05/2024

Art & Kulturë

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep nderohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të shquara të Hollywood që kanë zbritur në Cote d'Azur për festivalin që zgjat deri më 25 maj, duke përfshirë regjisorët legjendar George Lucas dhe Francis Ford Coppola. “Jam shumë mirënjohëse që nuk jeni sëmurur nga fytyra ime”, tha Meryl Streep, 74 vjeçe, me shaka teksa mori […]

today15/05/2024

Politikë

Miratohet marrëveshja e pensioneve me Italinë në Komisionin e Integrimit

Marrëveshja e pensioneve mes Shqipërisë me Italinë është miratuar në Komisionin e Integrimit. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore” pritet të kalojë në Kuvend tashmë. Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane Jorida Tabaku drejtoi sot mbledhjen e këtij komisioni ku analizoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë në lidhje me pensionet. Në fillim ajo përshëndeti këtë marrëveshje dhe njëkohësisht […]

today14/05/2024

Politikë

“Shqipëria përtej plazheve të rërës”, Rama ndan me ndjekësit foto të publikuara nga “Wanderlust”: Turizëm mes traditës, shijes dhe diversitetit kulturor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga një artikull i medias “Wanderlust” e cila publikon të dhëna në lidhje me destinacione turistike. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Shqipëria shihet si një mundësi turizmi që shkon përtej plazheve, detit e rërës, por që prek edhe përvojën në komunitetet lokale që ruajnë dhe trashëgojnë larminë e traditave, shijeve, festave, diversitetit kulturor. Access all […]

today14/05/2024

Politikë

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptare në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme që pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy kryeministrave për luftimin e emigracionit të paligjshëm. Shifra është bërë e ditur nga ministri për Emigracionin e Paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Tomlinson gjatë fjalës së tij në Ndërministerialin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor që mbajti punimet në Tiranë […]

today14/05/2024

Kuriozitete

Zbulohet planeti më vullkane aktive

Zbulohet një planet i mbuluar nga vullkane aktive. Është shkëmbor, pak më i madh në përmasa sesa Toka dhe orbiton rreth yllit HD 104067, rreth 66 vite dritë larg. Është vrojtuar dhe zbuluar falë telekskopit hapësinor Tess nga grupi i universitetit të Kalifornisë. Në bazë të përllogaritjeve, sipërfaqja e tij ka një temperaturë që arrin rreth 2300 gradë Celcius, dhe arsyeja është nga intensiteti i lartë vullkanik, duke bërë që të […]

today14/05/2024

Sport

Finalja e Champions League, caktohet gjyqtari kryesor i sfidës së madhe

Slavko Vincic, do të jetë arbitri kryesor, në finalen e Champions League. Kjo u bë e ditur nga UEFA, që zbuloi këtë të hënë, se 44-vjeçari slloven, do të vendosë drejtësi në finalen e “Wembley”-it më 1 qershor. Vincic ka gjykuar në 5 ndeshje të Champions League këtë sezon, Lazio 1-1 Atletico, PSG 3-0 Milan, Napoli 2-0 Braga në fazën e grupeve, Bayern 3-0 Lazio në raundin 1/16 dhe Dortmund […]

today14/05/2024

Sport

Miqësoret e qershorit / Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Lihtenshtejn & Shqipëri- Azerbajxhan

Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu Linku për të […]

today13/05/2024

Politikë

Rama nxjerr njoftimin, Ambasada shqiptare në Athinë hap aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe në Greqi

Hapen aplikimet për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”. Njoftimi është dhënë nga ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, ndërsa është postuar dhe nga kryeministri Edi Rama. REAGIMI 🇦🇱Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”🇬🇷 Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe […]

today13/05/2024