Macron: Brenda 48 orëve emëroj një kryeministër të ri
Presidenti francez, Emmanuel Macron mblodhi krerët e të gjitha partive, përveç atyre të ekstremit të djathtë dhe të majtës ekstreme, me të cilët zhvilloi bisedime rreth formimit të një qeverie të re pas rrëzimit të kabinetit Michel Barnier me një mocion mosbesimi javën e kaluar. Takimi uli për herë të parë në një tryezë liderë të moderuar të krahut të majtë, të gatshëm për kompromis për të zhbllokuar ngërçin politik. […]