Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qytetarët dhe bizneset në vendin tonë kanë patur një qëndrueshmëri në aftësitë paguese gjatë Janarit të këtij viti, kjo referuar uljes së kredive me probleme.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, huatë me probleme kanë zbritur në 4.12% në Janar niveli më i ulët i regjistruar që prej vitit 2014 duke treguar që këstet e kredive janë paguar në kohë si nga bizneset gjithashtu edhe nga qytetarët.
Referuar shifrave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në vlerësimin vjetor norma e kredive me probleme ka rënë me 0,76%. Pak muaj më parë Banka e Shqipërisë në kuadër të politikave lehtësuese uli normën bazë të interesit në 2.75%.
Nga ana tjetër referuar këtij institucioni, pagesat bankare në distancë “home banking” u rritën ndjeshëm gjatë vitit 2024 sipas të dhënave zyrtare. Sipas këtij institucioni numri total i veprimeve bankare në distancë arriti në 9.36 milionë të tilla.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)