play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

sashaclubfm

8961 Results / Page 245 of 996

Background

Bota

Inteligjenca Artificiale kineze trondit bursat botërore

Vënia në punë e një varianti të ri aplikacioni të kompanisë kineze të Inteligjencës Artificiale, Deep Seek, ka shkaktuar tërmet në tregjet financiare botërore të teknologjisë. Spikat dëmi kolosal që iu shkaktua kompanisë Nvidia që humbi një shifër rekord prej 593 miliardë dollarësh brenda 24 orëve, ose 17% të vlerës së saj. Arsyeja është se vënia në punë e modelit R1 më herët gjatë këtij muaji tërhoqi vëmendjen e investitorëve […]

today28/01/2025

Rajoni

Protestat e studentëve rrëzojnë kryeministrin në Serbi, jep dorëheqjen Vuçeviç

Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se do të heqë dorë nga posti i tij. Po ashtu, ai njoftoi se dorëheqjen do ta japë edhe kryebashkiaku i Novi Sadit, Milan Gjuriç. Vendimet e tyre vijnë pas protestave masive të studentëve në Serbi si pasojë e tragjedisë në Novi Sad. Duke folur për mediat, Vuçeviç tha se pati një bisedë të gjatë me Presidentin […]

today28/01/2025

Sport

“El Clasico” drejt Londrës

Hipoteza që ‘El Classico’ e radhës do luhet jashtë kufinjve të Spanjës bëhet gjithnjë e më konkrete. Barcelona synon numër më të lartë se 60 mijë tifozë në sfidën e 11 Majit me Real Madrid, kuotë që pret stadiumi aktual i katalanasve nuk i plotëson. Gjithsesi, sipas asaj që raportohet në mediat britanike, ky 90 minutësh që besohet të jetë edhe vendimtar në garën për titullin kampion të La Liga. […]

today28/01/2025

Art & Kulturë

Hapet “Tirana Training Center”, Rama thirrje të rinjve: Trokisni në këto dyer dhe aplikoni për programet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ishin sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës në ish-Kinostudio, për të prezantuar një dritare të re për të rinjtë krijues si një nga programet më transformuese për industrinë kreative në Shqipëri, “Tirana Training Center”. Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri, trajnimet profesionale dhe si një urë lidhëse […]

today28/01/2025

Aktualitet

Arkëmorti me trupin e Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Tiranë, policia plan masash, ja rrugët që bllokohen

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos sapo ka kaluar në pikën kufitare të Kakavijës ku është pritur nga qindra besimtarë. Më vonë gjatë ditës pritet mbërritje e arkëmortit në Tiranë, ndërsa policia ka njoftuar një plan masash për të garantuar mbarëvajtjen e homazheve që do të zhvillohen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Bëhet me dije se do të bllokohet qarkullimi në disa segmente rrugore në kryeqytet, masa […]

today28/01/2025

Politikë

80-vjetori i Holokaustit, Rama: Izraeli dhe Palestina, dy shtete sovrane

Prej 2005-ës kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën që 27 janari të kujtohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Pikërisht në këtë datë, 80 vite më parë u çlirua nga forcat sovjetike kampi nazist i përqendrimit dhe shfarosjes, Auschwitz-in famëkeq ku u vranë 1.1 milion hebrenj. Rezoluta ndalon cdo forme te mohimit te Holokaustit dhe është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së per te kujtuar […]

today27/01/2025

Ekonomi

FMN vlerëson ekonominë shqiptare

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport më të fundit vlerëson rritjen ekonomike të vendit. Sipas këtij institucioni ndërkombëtar financiar, ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të shpejtë gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike. “FMN vlerëson performancën e fortë ekonomike të Shqipërisë së fundmi, të mbështetur nga politikat e kujdesshme makroekonomike dhe lulëzimi i turizmit. Perspektivat e rritjes ekonomike pritet të mbeten të qëndrueshme. Pas një […]

today27/01/2025

Sport

Formacioni ideal i javës në Superligë

Fitorja ndaj Teutës ka nxjerrë në pah cilësitë e futbollistëve të Skënderbeut. Korçarët janë edhe dominues në formacionin ideal të javës së 22-të të Superligës Shqiptare. Plot 3 lojtarë të tyre gjejnë vend në më të mirët e sfidave të fundit në elitën e futbollit tonë, në një 11-she që thuajse ka pasur vend për secilën prej skuadrave. Ermir Rashica, Klevis Shaqe dhe Mario Rabiu i përkasin Skënderbeut në formacionin […]

today27/01/2025

Rajoni

Konfirmohet përfundimisht, Sorensen i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Paraprakisht, më 24 Janar ambasadorët e BE-së kishin konfirmuar Sorensenin në këtë post. Politikani nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë […]

today27/01/2025