Akuzohet se ka kërcënuar Erdogan, dhjetë organizata thirrje për lirimin e gazetarit turk
Dhjetë organizata të gazetarisë dhe lirisë së shprehjes u kërkuan autoriteteve turke të mërkurën të lirojnë gazetarin Fatih Altayli, një nga komentatorët politikë më të njohur në Turqi, i cili është burgosur që nga e diela. “Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Fatih Altayli dhe u bëjmë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë shfrytëzimin e boshllëqeve ligjore për të persekutuar gazetarët”, shkruan në një deklaratë organizatat, përfshirë Reporterët pa Kufij […]