play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Atmosfera festive në Shtëpinë e Bardhë

today02/12/2025

Background

Në Shtëpinë e Bardhë janë vendosur dekorimet e Krishtlindjeve, të cilat këtë vit janë bërë nën kujdesin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.

Ajo shfaqet duke ecur në ambientet e rezidencës presidenciale, të zbukuruara me dhjetëra pemë festive, drita dhe dekorime tradicionale, ku nuk mungojnë as portretet e Presidentit Donald Trump.

Dekorimet e këtij viti mbajnë temën “Home Is Where The Heart Is”, një koncept që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon të pasqyrojë ngrohtësinë brenda “Shtëpisë së Popullit”.

Zonja e Parë, e frymëzuar nga eksperiencat e saj si nënë dhe si grua e angazhuar në biznes, ka sjellë një atmosferë që bashkon traditën me elegancën moderne.

Në dekorime janë përfshirë edhe elementë patriotikë, në nder të 250-vjetorit të ardhshëm të Pavarësisë.

Ndër ndryshimet më të dukshme të këtij sezoni është mungesa e pemës së Krishtlindjeve në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë. Ky seksion u shemb në muajin tetor, si pjesë e projektit të Presidentit Trump për ndërtimin e një salle të re të madhe festivalesh.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *