play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Arti shqiptar në zi! Ndahet nga jeta poeti dhe autori i njohur Agim Doçi

today24/06/2024

Background
share close

Arti shqiptar në zi.

Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare. Poeti dhe autori i shumë këngëve të njohura ndodhej në reanimacion që prej së shtunës pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur familjarë e miq të tij, siç raporton ‘Tv Klan’. Këta të fundit kanë përcjellë ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

Mësohet se varrimi do të bëhet nesër në Tiranë, homazhet do të mbahen në orën 11:00.

Agim Doçi ka lindur më 9 maj 1948. Është autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës. Mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”.

Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *