play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Arrihet marrëveshja Izrael Hamas për armëpushim 4-ditor dhe lirimin e 50 pengjeve në Gaza

today22/11/2023

Background
share close

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim katër-ditor dhe lirimin e 50 pengjeve të mbajtur në Gaza.

Njoftimi u dha nga qeveria izraelite e cila bëri me dije se marrëveshja përfshin lirimin e 50 pengjeve, të gjithë gra dhe fëmijë, për katër ditë, gjatë të cilave do të ketë pauzë në luftime.

Grupe prej 12-13 pengjesh do të lirohen në ditë.

Qeveria e Izraelit është e detyruar të kthejë në shtëpi të gjithë pengjet. Qeveria sonte ka miratuar skemën e fazës së parë të arritjes së këtij qëllimi, sipas të cilit të paktën 50 pengje – gra dhe fëmijë – do të lirohen gjatë katër ditëve, gjatë të cilave do të bëhet pauzë në luftime. Lirimi i çdo dhjetë pengjesh shtesë do të rezultojë në një ditë shtesë në pauzë.

Qeveria e Izraelit, IDF dhe shërbimet e sigurisë do të vazhdojnë luftën për të kthyer në shtëpi të gjithë pengjet, për të përfunduar eliminimin e Hamasit dhe për të siguruar që nuk do të ketë asnjë kërcënim të ri për Shtetin e Izraelit nga Gaza”, thuhet në njoftimin e qeverisë izraelite, raporton BBC.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden), i cili u shpreh “jashtëzakonisht i kënaqur” që disa nga pengjet që kanë duruar “javë robërie dhe një sprovë të papërshkrueshme” do të ribashkohen me familjet e tyre sapo të zbatohet marrëveshja.

Presidenti amerikan falënderon liderët e Katarit dhe Egjiptit për “udhëheqjen dhe partneritetin e tyre kritik” në arritjen e marrëveshjes.

Dhe ai thotë se vlerëson “angazhimin” e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të mbështetur një pauzë në luftime.

“Është e rëndësishme që të gjitha aspektet e kësaj marrëveshje të zbatohen plotësisht”, thekson ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *